SYRI TV/ SPAK nuk pranon kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Bardhit, por s’jep informacion për vëllain e Edit

17:57, 25/04/2024
A+ Aa A-

SPAK nuk ka regjistruar kallëzimin penal të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment  Bardhit që e akuzoi si të përfshirë në dosjen Xibraka. Sipas SPAK, Bardhi nuk ka bërë kallëzim të rremë, ndërsa orienton palët që për akuzat e shpifjes ti drejtohen gjykatës. Për këtë vendim reagoi Gazment Bardhi, i cili deklaron se Olsi Rama duhet të hetohet, ndërsa  Syri TV pyeti SPAK se në çfazë janë hetimet për procedimin për Olsi Ramën, por ky institucion refuzoi të jap një përgjigje.

Nga SYRI TV

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e  Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama  ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së  Gazment Bardhit, i cili disa javë më parë bëri me dije se sipas të dhënave të sistemit TIMS, Olsi Rama është përdorues i automjetit më targa AA653DM dhe i lidhur me grupin e kokainës në Xibrakë. Në lidhje me këtë kallëzim,  Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, më datë 17 prill, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

Për këtë vendim të prokurorit të SPAK, ka reaguar Gazment Bardhi i cili më herët ka kërkuar  interpelancë me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me akuzat për përfshirjen e të vëllait, Olsi Ramës në laboratorin e Xibrakës, por kërkesa e kreut të grupit parlamentar të PD-së u rrëzua nga mazhoranca socialiste.

Nuk ka ndodhur kurrë të kem bërë denoncim të pabazuar në të dhëna konkrete, fakte konkrete apo dokumente zyrtare. Prandaj, pasi u fsheh pas Olsit për 1 muaj, fitojë kohë për të gjetur alibi e gënjeshtra, sot Edi Rama ka detyrimin të shpjegojë çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain e tij Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet me targa AA 653 DM, në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? 

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj ripërsëris kërkesën për heqjen e pezullimit ndaj procedimit penal nr. 335/1-2016. SPAK duhet të na provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit.

Në kudër të transparencës dhe informimit publik, Syri Tv iu dretjua SPAK me një kërkesë zyrtare për informacion për të marrë përgjigje për këtë çështje, se në çfarë statusi është dosja hetimore nr. 335/ 1, nëse është në fazë hetimesh, pezulluar  apo mbyllur, si dhe në çfazë janë kallëzimet penale të bëra nga kreu i grupit Parlamenetar Gazment Bardhi apo kallëzimi i vëllait të kryeministrit EdI Rama.

Por për të gjitha pyetjet, SPAK refuzoi të jepte përgjigje, duke pohuar se Prokuroria e Posaçme, nuk ka asgjë për tu komunikuar. E kjo përgjigje vjen kur pyetjet nuk cenonin as sekret hetimor, as punën e Prokurorisë, por vetëm sqarimin e opinionit publik nëse ka apo jo hetime për këtë çështje, kjo edhe për shkak të interesit të lart publik, për shkak të personazheve të përfshirë dhe lidhjeve të tyre familjarë me zyrtarët më të lartë shtetëror.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco