Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg

10:39, 23/04/2024
A+ Aa A-

Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ishte dënuar nga gjykata për me 2 vite e 6 muaj burgim për ‘shkelje të rregullave të qarkullimit’, me pasojë vdekjen.

Policia ka arrestuar Kastriot Elezin, pasi më 18 mars të 2024 në aksin rrugor "Bilisht-Korçë", kamioni që drejtonte ky, është përplasur me një automjet tip "Opel", me drejtues shtetasin K. T.. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e  datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë", kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip "Opel", me drejtues shtetasin K. T.. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B..

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë.’- njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco