Banesa u kthye në laborator droge, pranga 23 vjeçarit në kërkim pronari, e pësojnë 5 punonjës të OSHEE-së

Banesa u kthye në laborator droge, pranga 23 vjeçarit në kërkim pronari, e pësojnë 5 punonjës të OSHEE-së

10:31, 23/04/2024
A+ Aa A-

Kishin përshtatur shtëpinë dykatëshe për kultivim kanabisi, arrestohet 23-vjeçari dhe shpallet në kërkim pronari i banesës. E pësojnë 5 punonjës të OSHEE-së

Një banesë dykatëshe e përshtatur për kultivim kanabisi është zbuluar në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

Efektivët arrestuan në flagrancë 23-vjeçarin me iniciale Xh. Gj., dhe kanë shpallur në kërkim 30 vjeçarin me iniciale F. M., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për punonjësit të OSHEE-së ne iniciale E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco