SYRI TV/ Dëm 1 mln euro shtetit, në kërkim dy persona

17:35, 25/04/2024
A+ Aa A-

 

Një specialist taksash në drejtorinë e borxhit në administratën tatimore dhe administrator i një kompanie fiktive janë shpallur në kërkim pasi lëshonin fatura fiktive duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 1 milion euro.

Loren Dobi dhe Sandrit Koçibelli ishin të lidhur ngusht me kompaninë fiktive “AL-Dor”, përmes të cilës lëshonin fatura pavarësisht se nuk kryenin asnjë blerje.

SYRI TV

Loren Dobi dhe Sandrit Koçibelli i pari administrator dhe i dyti Specialist Taksash në Drejtorinë e Borxhit, në Administratën Tatimore janë shpallur në kërkim pas urdhër arrestit të firmosur nga Prokurorisë së Tiranës. Ata akuzohen se lëshonin fatura fiktive duke i shkaktuar shtetit 1 milionë euro dëm teksa rezultoi nga hetimet se ishin të lidhur ngusht me subjektin fiktiv “AL-Dor”.

“Nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se ato kanë funksionuar si furnizues, të cilët kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Faturat fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale prej 320,608,000 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe Tatim Fitim afërsisht 1 milion euro”.

Koçibelli dhe Dobi akuzohen për “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”. Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë edhe persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionar të administratës shtetërore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proçedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarinë kriminale.

Data e regjistrimit të kompanisë “AL-Dor” është 02/05/2023 ndërsa pasqyron si objekt të punës saj punime të specializuara ndertimi, transport materiale ndërtimi, Import-Export brenda dhe jashtë vendit, kultivim bimë medicinale dhe artikuj të ndryshëm, teksa në ekstraktin e saj janë të regjistruara shumë pak të dhëna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco