Në kërkim për plagosje, shfaqet dhe kërcënon me armë punonjësit socialë

Në kërkim për plagosje, shfaqet dhe kërcënon me armë punonjësit socialë

17:52, 25/04/2024
A+ Aa A-

Një person, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, është shfaqur këtë të enjte në fshatin Buzaishtë, njësia administrative Velçan, Pogradec dhe ka kanosur me armë zjarri një person.

Policia bën të ditur se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një send në dukje armë zjarri, shtetasin V. I., 54 vjeç, i cili ndodhej në zonë, së bashku me një grup pune të Ndihmës Sociale Tiranë, për verifikimin e familjeve në nevojë.

 ‘Shtetasi S. Ç., pasi ka kanosur punonjësin V. I., është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Vrasja, e mbetur në tentativë’. Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. Ç’, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco