SYRI TV/ Skandali me lirimet e aministisë penale, u lirua edhe Sokol Sinomataj

17:52, 25/04/2024
A+ Aa A-

Mes 700 të dënuarve që përfituan nga aministria ishte dhe Sokol Sinomati, ish-pjesëtar i bandave të Vlorës. Sinomati u la i lirë ditën e mërkurë, por ende pa mbërritur në banesë në Vlorë, ai u arrestua pasi për të kishte një urdhër arresti nga Italia, ku rezulton se është i dënuar me 12 vite burg. Ky rast tregon se institucionet shqiptare të drejtësisë, minimalisht nuk kanë verifikuar emrat e liruar nga burgu si pasojë e përfitimit nga amnistia.

Nga Syri TV

Një ndër personat e liruar nga qelia të mërkurën për shkak se përfitoi nga Amnistia Penale, ishte dhe Sokol Sinomati, i njohur me nofkën Buzëdërrësi. Por liria për Sinomati, ish-pjesëtarin e bandave të Vlorës, zgjati vetëm disa orë.

Ai është rivënë përsëri në pranga sapo ka mbërritur në qytetin e Vlorës, pasi për të kishte një udhër arresti ndërkombëtar nga drejtësia itliane. Sipas të dhënave, Sokol Sinomati rezulton se është i dënuar me 12 vite burgim në Itali.

Ky duket se është një rast i parecedent, i moskoordinimit midis institucioneve të vendit tonë, në rastin konkret Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë, si organet kompetente për verifikimin e personave që përfituan nga amnistia dhe nëse ndaj tyre kishte masa të tjera arresti.

Sokol Sinomataj, 46 vjeç, është dënuar nga gjykata e Milanos në Itali, e me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”. 

Sinomati është rikthyer në qeli, tashmë në pritje të vendimit të ekstradimit drejt shtetit Italian, ku pritet të vuajë dënimin me 12 vite burgim. Sokol Sinomati është një emër i njohur në Vlorë, jo vetëm si ish-pjesëtar i bandave të qytetit, por edhe si babai i Gëzim Sinomatit, 23-vjeçarit që u ekzekutua me snajper në banesën e tij në fillim të muajit janar të këtij viti në Vlorë. Vrasja e Gëzim Sinomatit mbetet ende e pazbardhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco