SYRI TV/ Shtohen virozat e pranverës në Berat, mjeku: Të prekur të gjithë grupmoshat

17:08, 25/04/2024
A+ Aa A-

Ndryshimi i temperaturës dhe motit, ka sjellë fluks pacientësh në spitalin e BEratit. Mjeku i urgjencës Brahim Aliaj, thotë se ka rritje të të prekurve me viroza, të cilat shfaqen me simptoma nga kolla deri te temperatura e lartë.

SYRI TV

Temperaturat e paqëndrueshme të dy javëve të fundit kanë shtuar së tepërmi virozat në Berat.

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Uznovë në Berat, Brahim Aliaj ka pohuar se gjatë dy javëve të fundit,ka pasur problematika të shumta me virozat,që kanë prekur të rinjtë dhe të moshuarit.

Simptomat që shfaqin të prekurit nga virozat kolla, dhimbja e fytit, temperatura etj.

Sipas mjekut Aliaj, këto viroza vijojnë me çregullime për rreth pesë ditë me radhë dhe pas kësaj trupi fillon të normalizohet gradualisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco