EMRI/ I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

15:08, 27/03/2023
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç.

Ky i fundit akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vasil Biba në vitin 2016. Pasi e vrau ai e groposi trupin e viktimës.

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje me paramendin.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco