SYRI TV/ Top Channel sulmohet me armë pak ditë pas lajmit për shitjen

10:45, 27/03/2023
A+ Aa A-

Qëllohet me breshëri plumbash në drejtim të Top Channel në zonën e Mëzezit në Tiranë, pak pas mesnatës.

Si pasojë e të shtënave me armë, ka humbur jetën roja e sigurisë së medias, shtetasi Pal Kola, 60 vjeç. Ai ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Pas krimit, autorët, të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona, janë larguar në autostradën Tiranë-Durrës. Në zonën e Golemit është gjetur i djegur një mjet tip Range Rover, që dyshohet se është përdorur nga autorët për ngjarjen në Mëzez ku mbeti i vrarë roja e Top Channel, sipas gazetares Bleona Sari.

Brenda automjetit te djegur dyshohet se janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikov, të cilat janë përdorur gjatë atentatit. Targat e automjetit dyshohet se janë të vjedhura. Shërbimet e policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pistat ku po përqendrohen hetimet e grupit hetimor janë: një mesazh i mundshëm ndaj drejtuesve të medias ose një lidhje me shoun e Big Brother VIP 2.

Ndërkohë kujtojmë që sulmi me armë ndaj medias vjen pak ditë pas lajmit për shitjen e Top Channel. Opozita e quajti shitjen e TCH në një parajsë fiskale, një akt mafioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco