Vrasja në Tiranë/ Lokali ku ndodhi krimi është në pronësi të Fatjon Muratit

21:34, 12/03/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Burime për SYRI TV bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur e vdekur një grua, e cila punonte në lokalin ku ndodhi ngjarja. 

Dyshohet edhe për disa të plagosur.

Ka raportime se gruaja është qëlluar gabimisht nga autorët, ndërkohë që nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve.

Lokali ku ndodhi ngjarja e rëndë është në pronësi të Fatjon Muratit.

Ai është një emër i njohur në botën e krimit, ku pak muaj më parë është ndaluar nga policia, kur ishte me Indrit Doklen dhe më pas gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Murati ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë dhe ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco