Shpërthim eksplozivi në zyrat e OSHEE-së

Shpërthim eksplozivi në zyrat e OSHEE-së

09:16, 05/03/2023
A+ Aa A-

Shpërthim eksplozivi në zyrat e OSHEE-së.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Bushat në bashkinë e Vaut të Dejës.

Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco