EMRAT/ E konfirmuar: 4 shqiptarë mes viktimave të trenit të vdekjes

EMRAT/ E konfirmuar: 4 shqiptarë mes viktimave të trenit të vdekjes

08:52, 05/03/2023
A+ Aa A-

Katër shqiptarë kanë vdekur në aksidentin tragjik të trenit në Greqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë deklaroi sot se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa deri tani janë katër shtetas shqiptarë.

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bëri me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka,

Pavlin Bozo,

Joanis Xhollas,

Klaudia Lato.

‘Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar ‘i zhdukur’ nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve’, thuhet në njoftim.

Aksidenti tragjik po shoqërohet me protesta në Greqi. 342 pasagjerët dhe 10 punonjës të hekurudhës ishin drejt Selanikut pas një fundjave të gjatë. Shumë udhëtarë ishin studentë dhe shumica e viktimave ishin të rinj. Në trenin e mallrave ishin dy drejtues dhe dy anëtarë ekuipazhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco