VIDEO/ Dan Hutra i qetë para gjykatës, ja si reagon kur pyetet nëse...

10:41, 04/03/2023
A+ Aa A-

Dan Hutra, autor i masakrave me 3 gra të vrarë dhe 3 të tjera të plagosura, ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku do i komunikohet masa e sigurisë.

SYRI TV ka siguruar pamjet nga brenda gjykatës, ku shfaqet pas kafazit prej xhami 40-vjeçari, i cili bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. Po ashtu ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.

Gazetarët e pyetën nëse ai është penduar, por Hutra nuk reagoi.

Ai ishte i qetë gjatë kohës që po priste komunikimin e masës së sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco