Policia mësyn në Ishëm të Durrësit, pranga burrit që mbante fshehur një kallashnikov

Policia mësyn në Ishëm të Durrësit, pranga burrit që mbante fshehur një kallashnikov

10:15, 04/03/2023
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar i quajtur Eduart Gjika, banor i fshatit Ishëm në Durrës, u arrestua nga Policia, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet një kallashnikov dhe municione.

Policia e Durrësit mori informacion nga burimet e saj se ky person ishte i armatosur dhe organizoi një operacion të koduar si “Info” për kapjen e tij.

Me kolegët e stacionit policor të Manzës, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të mbajtjes pa leje, në banesë, të një arme zjarri, Eduart Gjika u arrestua.

Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit në fshatin Ishëm, u gjetën të fshehura një kallashnikov, fishekë luftarakë dhe 54 kapsolla detonatore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco