EMRI/ I përmbyset kamioni në Sarandë, ndërron jetë 53 vjeçari

EMRI/ I përmbyset kamioni në Sarandë, ndërron jetë 53 vjeçari

16:02, 03/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku 53 vjeçari Veli Seiti, ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë poshtë kamioni.

Sipas njoftimit të policisë, 53 vjeçari dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën

Sarandë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco