‘Ka tentuar arratisjen’/ Avokatja Hamitaj: Gjykata nuk mori parasysh karakterin dhe të kaluarën e Hutrës

17:24, 02/03/2023
A+ Aa A-

Avokatja Eva Hamitaj, e ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, foli për eksperiencën e saj si përfaqësuese ligjore e të arrestuarit për masakrën e djeshme në Tiranë, Dan Hutra.

Hamitaj ka shpjeguar se duke lexuar dinamikën e vrasjes së parë të kryer ndaj bashkëshortes nga Dan Huta, ka kuptuar se ky person e ka të lindur pjesën kriminale të vetja dhe nuk mendon se e kishte nga problemet mendore.

Avoktja ka theksuar se gjykata kur e ka dënuar për dhunë në familje nuk është treguar e kujdesshme pasi nuk ka marrë në konsideratë karakteri problematik i Hutrës dhe e kaluara e tij.

Sipas Hamitaj, Hutra ka tentuar të arratisej edhe gjatë vuajtjes së dënimit të parë për vrasjen e bashkëshortes, pasi ka qënë pjesë e grupit të sharrimit të hekurave për tu arratisur.

Eva Hamitaj: Kur nëna e tij erdhi në zyrë kërkonte që djali i tij të dilte shumë shpejtë dhe thoshte se djali i saj nuk e kishte dhunuar bashkëshorten por ajo ishte larguar nga banesa se ndihej e frikësuar nga ajo që mund ti ndodhte për shkak të veprës penale që kishte kryer Dan Hutra. Dhe kur e pyeta se çfarë ka kryer ajo më tha që kishte bërë vrasje dhe kjo ishte shumë e rëndë.

Kur lexova në internet dhe pashë se mënyra se si ai kishte kryer vrasjen e parë në 2007 të bashkëshortes duke e goditur me thikë në mëlçi dhe në zemër në kuzhinë, e kishte marrë trupin dhe e kishte çuar në dhomën e gjumit, ku kishte ndenjur para saj dhe i qetë kishte pritur policinë të vinte për arrestim.

Kur kam lexuar dinamikën e ngjarjes kam kuptuar se ky person e ka të lindur pjesën kriminale të vetja dhe nuk mendoj se e kishte nga problemet mendore.

Kur ndodhin vepra të tilla shumë të rënda thuhet se autorët vuajnë nga shëndeti mendor. Ka raste që ka probleme me shëndetin mendor. Vetë Dan Hutra ka vuajtur nga shëndeti pasi ishte me diabet.

Kur vinte e ëma në zyrë thoshte se ai ka vuajtur nga ana shëndetësore. Ka kryer 13 vite burg dhe mund të ketë përfituar ulje nga probleme të shëndetit mendor.

Kur ka qënë në burg ka tentuar të arratiset pasi ka qënë pjesë e grupit të sharrimit të hekurave për tu arratisur.

Nuk bëhet fjalë për person të zakonshëm, pavarësisht se ai shkoi në burg për dhunë në familje. Maksimumi që gjykata mund të jepte për këtë vepër është 3 vite burg gjë që nuk ndodhi edhe në këtë rast. I qëndroi paraburgimit dhe nuk u mor parasysh karakteri dhe e shkuara e këtij personi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco