Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nipi i deputetit të PS/ Dënohet në Belgjikë me 12 vite burg Ramazan Rraja

Nipi i deputetit të PS/ Dënohet në Belgjikë me 12 vite burg Ramazan Rraja

15:30, 28/02/2023
A+ Aa A-

Drejtësia belge ka dënuar me 12 vite Ramazan Rrajan, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Sipas mediave vendase, gjykata vendosi dënim me 12 vjet burg për krerët e grupit kriminal shqiptaro-letonez, tre vjet më shumë se sa kishte kërkuar Prokuroria Publike.

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.

Image

Për të ilustruar këtë deklaratë, prokuroria publike iu referua kutive të mbushura me para të drogës, fotove të drogës, konfiskimit të orëve luksoze.

“Hetuesit kanë mundur të përcaktojnë organizimin rreth 36-vjeçarit Kaspars ‘The Boss’ N., falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e tij në Berchem.

Hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe shqiptarin Ramazan R. duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742.

Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat. Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavan 57 kilogramësh kokainë”, shkruan media belge./nieuwsblad.be/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco