Shkaktuan aksidente në Pogradec, arrestohen dy persona

Shkaktuan aksidente në Pogradec, arrestohen dy persona

14:29, 28/02/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë vënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Një 52 vjeçar është arrestuar pasi është përplasur me një automjet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Nga kryerja e testit, rezultoi se 52 vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga është vënë gjithashtu një 47 vjeçar pasi ka përplasur një 45 vjeçare në Pogradec. Ndërsa në gjendje të lirë është proceduar një shtetas nga fshati Udënisht i Pogradecit pasi dyshohet se ka dëmtuar murin rrethues të banesës së fqinjit të tij me pretendimin se është ndërtuar në pronën e vet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. 52-vjeçari u kap nga shërbimet, pasi ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale për një aksident rrugor të ndodhur ditën e djeshme, po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 47 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Kajo Karafili”, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. M., 45 vjeçe (këmbësore), e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. J., banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka dëmtuar murin rrethues banesës së fqinjit të tij, pasi pretendon se është ndërtuar në pronën e vet.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco