SYRI TV/ Tiranë, studentët me orë në radhë: Kemi lënë mësimin për të marrë abone

14:05, 28/02/2023
A+ Aa A-

Studentët e kryeqytetit çdo fund muaji detyrohen të presin me orë të tëra në radhë për të marrë abone. Gjatë pritjes të rinjtë tregojnë se humbin edhe orët e mësimit, ndërkohë që sugjerojnë shtimin e pikave të shpërndarjes.

Nga SYRI TV

Vetë studentët tregojnë se kjo situatë është shqetësuese e shpesh ndodh që të humbin edhe orët mësimore.

Nëse më herët abonenë mund ta tërhiqnin edhe familjarë apo miq të studentëve, duke iu ardhur në ndihmë këtyre të fundit, tashmë ata duhet të jenë vetë prezentë, një rregull ky që nuk është mirëpritur nga të rinjtë.

Kjo situatë vijon çdo muaj e pavarësisht ngritjes së shqetësimit, nuk merret asnjë masë për të lehtësuar studentët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco