Vlorë, mbytet një varkë peshkimi në Sazan, shpëtohen dy peshkatarët

Vlorë, mbytet një varkë peshkimi në Sazan, shpëtohen dy peshkatarët

13:19, 28/02/2023
A+ Aa A-

Një peshkarexhë është mbytur në afërsi të ishullit të Sazanit. Dyshohet se si rrjedhojë e një çarje vara ka marrë ujë. Gazetari i Syri Tv, Genian Kellciu ka mësuar se për fat të mirë, të dy peshkatarët janë shpëtuar.

Ata ishin duke peshkuar por për shkak të motit të keq, varka ku ndodheshin ka futur ujë dhe është mbytur.

Të dy janë nxjerrë nga uji nga peshkatarë të tjerë dhe roja Bregdetare. Tashmë ndodhen në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco