Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre në kërkim

Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre në kërkim

13:11, 28/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Dy prej të arrestuarve ishin shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Po nga këto struktura u ndalua shtetasi në kërkim P. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim A. K., 41 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi ka vjedhur disa mobilje, në banesën e një shtetaseje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco