VIDEO/ Fier, 'Çezma e Mbyetit' e harruar, rrugët prej 10 vjetësh pa investim

12:18, 28/02/2023
A+ Aa A-

Prej gati 10 vjetësh në lagjen "Çezma e Mbyetit" në Portëz të Fierit nuk është investuar në infrastrukturë, duke i lënë banorët në mëshirë të fatit. Ata ankohen se rrugët e amortizuara janë kthyer në një problem serioz për familjet e tyre dhe akuzojnë politikën se kujtohet për ta kur afrohet fushata.

Nga SYRI TV

Në rrugët e amortizuarat lagjes "Çezma e Mbyetit" në njësinë administrative Portëz të Fierit prej 10 vjetësh nuk është vënë dorë. Banorët shprehen së në shumë raste u është dashur t’i shtrojnë vet teksa vënë theksin se problem për ta mbetet hyrja e furgonëve që transportojnë fëmijët.

Gjithashtu një tjetër problem për këtë lagje mbetet edhe pastrimi i kanalizimeve. Banoret shigjetojnë politikanët të cilët sipas tyre kujtohen vetëm në kohë fushatash dhe më pas nuk i mbajnë premtimet.

Gazetar: Xh.Beharaj

Operator: A.Mara

Montazhier:O.Demo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco