KAFE SHQETO/ Aksidenti i shumëfishtë, Sari: Rast i përsëritur

11:26, 28/02/2023
A+ Aa A-

Të ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri TV ishte gazetarja e kronikës në Syri TV, Bleona Sari. Ajo komentoi aksidentin e shumëfishtë në Tiranë një ditë më parë..

Gazetarja Sari u shpreh se në aksident kanë mbetur të plagosur 9 persona dhe se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, por janë akoma të tronditur nga ngjarja.

"Dje ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku ishte një aksident i shumëfishtë ku u përfshinë 10 automjete së bashku me urbanin e unazës së Tiranës. Kjo linjë është përfshirë disa herë në aksidente, ku rëndom faji i ka mbetur defekteve teknike ose rrethanave të tjera. Drejtuesi i mjeti, i cili është në moshën 63- vjeçare, ka humbur kontrollin e urbanit ku mbetën të lënduar disa persona.

Pasagjerët në urban ishin të tmerruar nga aksidenti i djeshme dhe kanë mbetur me pasoja psikologjike sepse kam biseduar me ta në Spitalin e Traumës.

Ka ndodhur shpesh herë që linja të urbanësh të jenë pre e këtyre aksidenteve, ku linja e Unazës është më e predispozuar të aksidentohen.

Të gjithë drejtuesit e urbanit duhet t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor pasi koha e gjatë që rrinë në detyre, e kanë të detyrueshme të kontrollohen më shpesh.

Një vajzë, e cila ndodhej në stacion, nga reagimi i saj i shpejtë ka shpëtuar mrekullisht nga përplasja e makinave sepse mund të kishim një bilanc më të rëndë.

Për këtë ngjarja ke pasur një reagim të vakët nga policia dhe nga bashkia për këtë ngjarje, por duke mos harruar edhe ngjarjen e datës 29 prill vitin e kaluar që është me të njëjtin urban të Unazës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco