KAFE SHQETO/ Eksperti rrugor: Shoferët në autobusë, të patestuar

11:15, 28/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri TV ishte eksperti rrugor Arben Luzi. Ai komentoi aksidentin e frikshëm të autobusit të Unazës.

Luzi u shpreh se situata në rrugët e Tiranës është kaotike pasi shoferët e autobuzëve nuk rrinë në korsinë e tyre, por rëndom i shohim në mes të rrugës kundër të gjithë rregullave të qarkullimit rrugor.

"Pronarët e urbanëve marrin punonjës dhe shoferë që mjaftojnë të kenë një patentë të klasit D dhe nuk i provojnë t'i testojnë nëse janë të aftë, por më e keqja është se këta ndërrohen çdo 15 ditë.

Mjetet për transportin publik me fizarmonikë, që janë shumë të mëdhenj, përdoren në disa linja janë normale dhe ka vend që të përdoren në disa linja të veçanta dhe jo në çdo linjë.

Urbanët, rëndom i shohim që ecin në mesin e rrugës, dhe në aksidentin e djeshë, jo vetëm autobusi, por edhe në krahun e  majtë të autobusit duket një kamion që është në mes të rrugës, që është krejt e patolerueshme që të ecin në mes të rrugës, ndërsa kamionët nuk duhet që të qarkullojnë ditën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco