Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U gjendet kanabis dhe municion luftarak, në pranga dy të rinjtë në Devoll

U gjendet kanabis dhe municion luftarak, në pranga dy të rinjtë në Devoll

14:44, 22/02/2023
A+ Aa A-

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Devoll, pasi në makinë iu gjet një sasi lënde narkotike ndërsa në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak.

U arrestua gjithashtu edhe pasagjeri në automjet, pasi dyshohet se i kishte shitur 21-vjeçarit, sasinë e kanabisit.

U arrestuan në flagrancë shtetasit: N. D., 21 vjeç, banues në Bilisht dhe E. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

"Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm, i kanë ndaluar ata në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Land Rover” me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin E. K., u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën 21-vjeçari dyshohet se ia kishte blerë shtetasit E. K. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi N. D. e drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. K., u gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco