Ishte hidraulik, del FOTO e viktimës nga Delvina që u vra nga bandat shqiptare në Greqi

Ishte hidraulik, del FOTO e viktimës nga Delvina që u vra nga bandat shqiptare në Greqi

14:14, 22/02/2023
A+ Aa A-

Policia greke ka bërë sekuestrimin e dy makinave luksoze, të cilat dyshohet se janë të bandave kriminale shqiptare që u përplasën me armë në një lokal në Athinë.

Si pasojë e të shtënave u vra dhe një klient i rastësishëm, i cili po ashtu ishte me origjinë nga Shqipëria. Pikërisht nga fshti Rusan, Delvinë.

Viktima u identifikua nga vëllai i tij. Mediat greke shkruajnë se ai është Pellumb Islami një 37-vjeçar me profesion hidraulik.

37-vjeçari ishte në tavolinë me shokët dhe po shihte ndeshjet e Champions League, kur në ambientet e jashtme të loaklit 7 shqiptarë u përleshën me armë me njëri tjetrin.

Viktima mori një plumb në shpatull, në dukje jo plagë e rëndë, por ndërroi jetë 3 orë më vonë si pasojë e gjakderdhjes.

Nga hetimet e kryera nga policia greke makinat luksoze të gjetura në vendngjarje janë të mara me qera nga shqiptarët.

Mediat fqinje shkruajnë se kemi të bëjmë me një përplasje mes dy bandave të rrezikshme që merren me trafikun e drogës.

Policia greke po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco