Vrasja në Greqi/ Identifikohet shqiptari, u qëllua aksidentalisht

Vrasja në Greqi/ Identifikohet shqiptari, u qëllua aksidentalisht

12:02, 22/02/2023
A+ Aa A-

Identifikohet shqiptari që mbeti i vrarë mbrëmë në Greqi.

37-vjeçari Pëllumb Islami u vra aksidentalisht teksa ishte në një lokal në Athinë. Viktima është identifikuar nga vëllai i tij. Mësohet se 37-vjeçari punonte si hidraulik në Greqi.

Ai nuk kishte lidhje fare me grupin e shqiptarëve të përfshirë në sherr, por plumbi e ka kapur rastësisht teksa shihte ndeshjen e futbollit.

Ndërkohë të dhënat më të fundit bëjnë fjalë për shkëmbim zjarri mes dy grupeve, pasi ka dyshime se janë përdorur dy armë.

Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco