Kryebashkiaku i Ulqinit reagon ashpër pas dhunës ndaj Petraq Milos: Sjellje çnjerëzore

Kryebashkiaku i Ulqinit reagon ashpër pas dhunës ndaj Petraq Milos: Sjellje çnjerëzore

23:05, 21/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka reaguar pas rastit të dhunës të një zyrtari të policisë malazeze ndaj profesorit shqiptar Petraq Milo.

Pamjet janë publikuar edhe nga mediat malazeze ku thuhet se Drejtoria e Policisë është duke përcaktuar se çfarë ka ndodhur në pikën kufitare Sukobin-Muriqan pasi u njoftua se oficerët e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë keqtrajtuar brutalisht një shtetas shqiptar.

Bajraktari ka kërkuar që sa më shpejt të dënohet sjellja çnjerëzore e zyrtarëve duke shkruar se pret një reagim të shpejtë nga organet kompetente.

"Në emër të Komunës së Ulqinit, dënojmë ashpër sjelljen çnjerëzore të pjesëtarëve të Policisë Kufitare në vendkalimin e përbashkët me Republikën e Shqipërisë. Prandaj presim reagim të shpejtë dhe adekuat nga organet kompetente.

Kërkojme që, policia të bëjë një hetim urrgjent dhe profesional dhe të ndëshkojë të gjithë ata që me sjellje të pahijshme dëmtojnë imazhin e shtetit. Aq më tepër që është shtetas i huaj dhe i moshuar! Njerëz të tillë thjesht nuk kanë vend në shërbimin civil!", shprehet Bajraktari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco