Anija me 22.5 mijë ton naftë ruse/ Gazetari: U kap se njoftuan të huajt

Anija me 22.5 mijë ton naftë ruse/ Gazetari: U kap se njoftuan të huajt

10:33, 20/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka zhvilluar këtë të hënë një operacion për goditjen e futjes në Shqipëri të naftës kontrabandë që vjen nga Rusia.

Autoritetet kanë mundur të bllokojnë një anije që transportonte 22.500 tonë kontrabandë duke shkelur embargon e vendosur nga qeveria shqiptare ndaj Moskës.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë.

Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë gazetari Klodian Tomorri shkruan se anija me naftë ruse kishte 10 ditë që po vinte vërdallë për t’u shkarkuar.

“Dhe do ishte shkarkuar, por problemi ishte se dogana shqiptare ishte njoftuar nga të huajt që po ju vjen një anije me naftë ruse. Ndaj nuk e kalonin dot. Se po mos t’i kapin ata andej jashtë, këtu shkarkohen dhe armë bërthamore.

Tani disa nga këta tregtarët tanë kanë gjetur një skemë për të thyer embargon ndaj Rusisë. Kanë shkuar në Turqi dhe kanë marrë depozita me qira. Marrin naftë nga Rusia, e çojnë në depozitat që kanë marrë ne Turqi dhe aty i ndërrojnë letrat. E bëjnë sikur është naftë turke. Janë mjeshtra.

Mirëpo kjo punë është zbuluar nga autoritetet e huaja, dhe pavarësisht dashamirësisë së Sulltanit, po kapen,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco