Instalonte matës të energjisë në këmbim të parave, arrestohet punonjësi i OSHEE-së

Instalonte matës të energjisë në këmbim të parave, arrestohet punonjësi i OSHEE-së

10:53, 21/01/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar ditën e sotme në Tiranë punonjësi i OSHEE-së, i identifikuar si B.LL pasi në këmbim të parave iu instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme, matës të energjisë elektrik.

46-vjeçari, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Përfitimi” akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme”- njoftimi i policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco