Arrestimi i shqiptarëve me 4.5 ton kokainë/ Ja kush e porositi dërgesën

Arrestimi i shqiptarëve me 4.5 ton kokainë/ Ja kush e porositi dërgesën

10:25, 21/01/2023
A+ Aa A-

Kjo është Olga Theodhora Kustopulou, pronarja e anijes së kompanisë 'Dignatio Corp', në të cilën u sekuestruan 4.5 ton kokainë në Spanjë dhe u arrestuan dy shqiptarë.

Anija u kap 173 milje larg 'Santa Crouz' në Ishujt Kanarie.

Kjo ishte ngarkesa e dytë më e madhe me kokainë e kapur në historinë e Ishujve Kanarie.

Mediat greke bëjnë me dije se anija ishte pronë e një kompanie greke, zyrat e së cilës ndodhen në Pire si adresë, por që në realitet nuk ekzistojnë.

Mësohet se lënda narkotike ishte ngarkuar në anije, e cila ishte nisur nga Brazili për në Letoni, por sipas mediave greke, ngarkesa mund të ndërronte destinacion dhe të hynte në Mesdhe.

Autoritetet greke janë vënë në alarm për të kërkuar informacione të mëtejshme për anijen, pronarët e saj, por edhe për dy shqiptarët e gjendur në bord.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco