Pogradeci pa ujë, defekt i rëndë në ujësjellës, tubacioni u shpërthen punëtorëve në duar

Pogradeci pa ujë, defekt i rëndë në ujësjellës, tubacioni u shpërthen punëtorëve në duar

10:01, 21/01/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Pogadecit i ka këshilluar qytetarët sot të bëjnë durim derisa të mund të vënë në punë, ujësjellësin e qytetit, i cili ka pësuar një defekt të rëndë.

Në njoftimin e dhënë mbi atë që e ka cilësuar si “defekt i rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm”, bashkia thotë: "Të nderuar qytetarë të Pogradecit dhe banorë të Buçimasit. Si fillim duke kërkuar ndjesë dhe mirëkuptim mbi situatën e krijuar me ujin e pijshëm, nga ana e UK Pogradec bëhet me dije se grupi i specialistëve të UK Pogradec ka vijuar punën për rregullimin e defektit të rëndë në tubin kryesor të furnzimit të depos deri në orën 3.30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Pasi është arritur të bëhet lidhja e tubacionit kryesor është tentuar vendosja në punë e tij për të bërë të mundur furnizimin e depos kryesore, por presioni shumë i lartë i ujit që del nga burimi e ka shpërthyer sërish tubacionin.Kushtet atmosferike nuk janë në krahun e punonjësve, puna ka rinisur sërish këtë mëngjes për të bërë rilidhjen nga e para dhe në një tjetër formë në mënyrë që të arrihet në rezultat të suksesshëm. Shpresojmë që në orët në vazhdim të arrihet t’i jepet zgjidhja përfundimtare kësaj situate kaq të vështirë për të gjithë ne.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco