Berat, përplaset me motorr një grua tek vijat e bardha, autori zhduket

Berat, përplaset me motorr një grua tek vijat e bardha, autori zhduket

09:33, 21/01/2023
A+ Aa A-

Një grua 55-vjeçare në Berat është përplasur nga një motor këtë mëngjes ndërsa ishte duke shkuar në punë. A. Tahiri, punëtore e një masonerie, ishte duke kaluar në vijat e bardha kur një person kaloi me shpejtësi me motorr, e përplasi në tokë dhe u largua.

Aksidenti ka ndodhur në orën 6:30 të mëngjesit në lagjen "Çelepias" . Zonja është transportuar me plagë të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë,që po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorrit,që pas aksidentit e la gruan shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

Për identifikimin e tij janë duke u marrë edhe kamerat e mundshme të sigurisë së bizneseve përreth zonës,të cilat mund të kenë filmuar kahun e lëvizjes së motorrit pas aksidentit. 

Policia e Beratit dha këtë informacion zyrtar:

“Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Berat-Kombinat, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen A.T.,55 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco