VIDEO/ Asnjë tërheqje uji nga 110 ha tokë të përmbytur në Shkodër

VIDEO/ Asnjë tërheqje uji nga 110 ha tokë të përmbytur në Shkodër

09:17, 21/01/2023
A+ Aa A-

Ka vazhduar njësoj si dje, situata e përmbytjes në bashkinë e Shkodrës. 1120 ha tokë gjenden nën ujë dhe ujësjellësi Oblika nuk funksionon.

Në raportin e mëngjesit të së shtunës, situata paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.10 metra me një rënie prej 5 cm në krahasim me orën 18.00 të datës 20 janar 2023. Kuota maksimale është 7.50 m.

Niveli i liqenit shënon 8.20 metra, me një rritje prej 5 cm me orën 18.00 të ditës së djeshme. Kuota maksimale është 8.70 m.

Sipërfaqja totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës është 1120 ha, e pandryshuar që në orën 18.00 të datës 20 janar 2023

Njësia Administrative Ana e Malit ka 1100 ha të pëmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm. Ujësjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit. Në rrugën e Obotit po operon  një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç ka nën ujë 20 ha tokë bujqësore.

Grupet e Emergjencave Civile të Shkodrës janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco