FOTO/ Dardha e Korçës këtë mëngjes, e mbuluar nga dëbora

FOTO/ Dardha e Korçës këtë mëngjes, e mbuluar nga dëbora

08:30, 21/01/2023
A+ Aa A-

Këto janë pamjet që vijnë sot nga Dardha e Korçës, e cila është mbuluar plotësisht nga dëbora. Në të gjithë qarkun e Korçë gjatë natës  ka pasur reshje  shiu dhe dëbore.

Në rrugën e Dardhës, nga kilometri 4 deri tek kilometri 13 ,reshje dëbore me trashësi 10 cm deri 25 cm.

Në rrugën Korçë-Voskopojë, nga kilometri 7 deri te kilometri 18, trashësia është nga 5 deri në 15 cm.

Në rrugën Korçë - Qafa e Qarrit – Ersekë, kilometri 12 deri tek kilometric 30, trashësia varion nga 5 cm - 15 cm.

U punua dhe po punohet me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Në rrugën e Dardhës, nga kilometri 8 deri tek kilometri 13, kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore nevojitet në orët e paradites.

Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme, por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Aktualisht ka reshje shiu dhe dëbore.

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco