Me pistoletë gati për të qitje, prangoset 31 vjeçari në Krujë

Me pistoletë gati për të qitje, prangoset 31 vjeçari në Krujë

09:53, 22/12/2022
A+ Aa A-

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë gati për qitje.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Flagranca", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: K. B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco