Ekzekutimi mafioz në Tiranë/ Del foto e biznesmenit pasi u qëllua

Ekzekutimi mafioz në Tiranë/ Del foto e biznesmenit pasi u qëllua

12:14, 17/12/2022
A+ Aa A-

SYRI TV ka siguruar foton e biznesmenit Edmond Papa, pak pasi u qëllua në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

49-vjeçari Edmond Papa u ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Viktima përdorte dy mbiemra, Papa edhe Hoxha, ndërkohë që rezulton të ketë kryer 7 vite burg në Greqi për trafik droge.

49-vjeçari ishte me origjinë nga Fieri, por jetonte në Sarandë ku dhe kishte një hotel në pronësi si dhe merrej me ndërtim.

Ditën e djeshme ai kishte ardhur nga Saranda në Tiranë, për të vizituar nënën e tij.

Po ashtu mësohet se vëllai i viktimës e kishte shtëpinë përballë lokalit ku ndodhi ngjarja dhe duket se Papa, është mbajtur nën vëzhgim nga vrasësi.

Deri më tani, policia nuk ka ndaluar asnjë person si të dyshuar teksa janë ngritur dy pista kryesore që lidhen me precedentët e viktimës dhe me ndonjë konflikt të mundshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco