SYRI TV/ Rindërtimi, banorët përplasen me policinë pas urdhrit të Veliajt për të shembur pallatin

15:47, 15/12/2022
A+ Aa A-

Banorët e nëntë pallateve në rrugën 'Myslym Keta' në Njësinë Nr.4, janë përplasur me policinë pasi me urdhër të kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në kuadër të rindërtimit, do t’u shëmben shtëpiat dhe t’u vidhen kursimet dhe mundi i një jete.

Banorët kanë kundërshtuar urdhrin e Veliajt pasi sipas tyre pallatet janë të banueshme dhe e gjitha po bëhet për t'i nxjerrë dhe për t'i vjedhur shtëpitë e tyre. 

Mbrëmjen e djeshme me urdhër të Bashkisë Tiranë u është ndërprerë energjia elektrike dhe ditën e sotme me praninë e policisë kanë dashur t'i ndërpresin edhe ujin. 

Dy ditë më parë një banor thotë se u kanë sjellë një njoftim të datës 9.12/ 2022 për prishjen i cili nuk ishte mbështetur në asnjë vendim të këshillit bashkiak. 
 
 
 
Banori: “Nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuk thuhet se mbi çfarë vendimi të këshillit bashkiak merret ky vendim”
 
Jo vetëm kaq ata kanë bërë një akt ekspertimi privat që  ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.
 
Banori: “Ka prezencë lagështirë mirëmbajtje dhe riparimi kushton 18 mulinë ndërsa këta duan të shkatërrojnë ktëë godinë. Duan të marrin pronën, tokën e të largojnë njerëzit. Pa asnjë urdhër punë në orën 01:30 të natës kanë ardhur e prerë dritat. OSHEE ka kontratë me banorët jo bashkinë. Uji ka kontratë me banorët. Kanë detyrim ligjor të njoftojmë. Çfarë jemi ne këtu kafshë? Kemi tre vjet me makinacione.
 
Nëse do të ishte me rrezik pse i lanë 3 vjet tek këto pallate ngrenë pyetjen banorët
 
Banori: "U thamë atëherë nëse është me rrezik prisheni që të mos kthejmë kokën. Por nga ekspertiza që u bë na kthyen vetë këtu. Rindërtuam shtëpitë sipas nevojave. Nuk kemi asnjë rrezik. Por dhe detyrimi që ke si kryetar bashkie është për të gjithë. Kryetari i bashkisë nuk është vetëm për një krah. Është për të gjithë popullin. Edhe qentë e rrugëve kryetari ka përgjegjësi t'i sistemojë, jo më njerëzit". 
 
Banorët thonë se atyre nuk i është premtuar asnjë formë strehimi. 
 
Në krah të tyre ka shkuar kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco