Bilanci i COVID/ 18 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 18 të tjerë

Bilanci i COVID/ 18 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 18 të tjerë

17:28, 08/12/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus nga 437 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID3 po trajtohet 1 pacient. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 18 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 181 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 7 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Kolonjë.

Statistika ( 8 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore                18
Të shëruar në 24 orë             18
Të shtruar në spitale             1
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       437
Testime totale                   2,012,110
Raste pozitive                      332,376
Raste të shëruara                  328,601
Raste Aktive                             181
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                      120
Vlorë                         20
Fier                           11
Gjirokastër                9
Shkodër                    7
Berat.                        5
Durrës.                      3
Lezhë.                       3
Elbasan.                    2
Korçë.                       1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco