FOTO/ Dhunimi i mjekut në Gramsh, pas publikimit në media, reagon policia: Ishin 2 autorë...

FOTO/ Dhunimi i mjekut në Gramsh, pas publikimit në media, reagon policia: Ishin 2 autorë...

14:09, 02/12/2022
A+ Aa A-

Pas dhunës ndaj mjekut Vladimir Shuli në Gramsh dhe publikimit të lajmit në media ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

“Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh”, thuhet në reagim.

Njoftimi:

Gramsh/Informacion paraprak

Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjek.

Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).

Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh.

Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco