Lajmi i fundit

S’ka ‘mrekulli’ për Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Angli

FOTOT/ ‘Darka e fundit’, zbardhet dinamika e aksidentit me dy viktima

FOTOT/ ‘Darka e fundit’, zbardhet dinamika e aksidentit me dy viktima

12:58, 28/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Tre të rinjtë, po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Shtetasi, Arbër Tivari, ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrierën metalike anësore, e cila është palosur brenda në kabinë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen dy pasagjeret, të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.

Viktimat e aksidentit janë Silva Gjergji nga Rubiku dhe 24-vjeçaria Roxhesa Klironomi, banuese në lagjen nr. 5 Durrës. I riu që drejtonte automjetin është transportuar me urgjencë drejt Traumës, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia i ka komunikuar masën e arrestit.

Mësohet se tre të rinjtë, kanë darkuar së bashku në Durrës, dhe janë nisur më pas drejt Tiranës rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku dhe janë aksidentuar.

Si viktimat dhe 26-vjeçari i plagosur do t’u nënshtrohen analizave dhe ekzaminimeve mjekoligjore për të zbuluar nëse kishin konsumuar alkool apo lëndë narkotike.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco