Lajmi i fundit

S’ka ‘mrekulli’ për Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Angli

Përmbytjet në Shkodër nga hidrocentralet, SYRI TV siguron VIDEO-n e ujit nga portat e HEC-it

15:53, 22/11/2022
A+ Aa A-

Teksa Shkodra dhe Lezha janë nën pushtetin e ujit prej tre ditësh, përmbytjet duket se kanë si shkak jo vetëm përkeqësimin e mënjershëm të motit, por edhe keqmenaxhimin e dy heceve, Koman dhe Vau i Dejës në Lumin Drin.

Ndonëse KESH nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar publik për hapjen e portave të në këto dy hece të kaskadës së Drinit, Syri televizion ka siguruar një video që tregon shkarkimet nga Hidrocentrali i Komanit. Në videon, tregohen pamje të datës 20 nëntor, ku duket qartë se nga dy tunele anësore të hidrocentralit të komanit shkarkohet sasi e madhe uji, i cili më pas vijon në rrjedhën e Drinit duke përmbytur zonën e Shkodrës dhe Lezhës.

Shkarkimet vijojnë edhe nga portat e liqenit të Vaut të Dejës. Grupi i xhirimit i Syri Televizion ishte në digën e hidrocentralit të Vaut të Dejës, ku pa nga afër se sasi të mëdha uji shkarkohen nga tunelet emergjencës, duke sjellë si pasoj përmbytje në zonën e Shkodrës. Për shkarkimet e ujit nga digat e hidrocentraleve nuk janë njoftuar banorët e Shkodrës dhe Lezhës, edhe pse Prefektja e Shkodrës në cilësinë e drejtueses së Shtabit të Emergjencave Civile deklaroi një natë më parë në emisionin Çim Peka Live se kishte dijeni për hapjen e portave nga hidrocentralet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco