Lajmi i fundit

S’ka ‘mrekulli’ për Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Angli

SYRI TV/ Kthehet në 'identitet' këneta në Durrës, disa familje izolohen prej 3 ditësh

14:47, 22/11/2022
A+ Aa A-

Teksa në Shkodër dhe Lezhë janë përmbytur zonat rurale, në Durrës vijojnë të përmbyten lagjet e brendshme të qytetit. Banorët e zonës së ish-Kënetës protestuan duke akuzuar pushtetin lokal se është shkaktar i përmbytjeve, për shkak të investimeve të dobëta në sistemin e kanalizimeve. Gjithashtu, disa familje në lagjen nr.8 në Durrës janë izoluar prej tre ditësh, pasi hyrja e pallatit është përmbytur nga uji.

Nga SYRI TV

Edhe Durrësi vijon të përballet me përmbytjet, të cilat prej tre ditësh kanë shkaktuar probleme në zonën e ish-kënetës. Banorët që jetojnë në zonën ku po zhvillohet një projekt i rindërtimit, zhvilluan një protestë për shkak se banesat e tyre janë përmbytur.

Ujërat e shiut janë përzier me ujërat e zeza, duke krijuar rrezik infeksionesh në zonë. Për banorët, problem nuk janë reshjet e shiut, por investimet jo cilësore në zonë.

Teksa në zonën e ish-Kënetës uji ka vërshuar nëpër banesa, disa familje të një pallati në lagjen nr.8 në Durrës janë të bllokuar prej tre ditësh, për shkak të përmbytjes së hyrjes dhe kateve të poshtme të pallatit.

Izolimi nëpër banesa ka krijuar vështirësi kryesisht për të moshuarit, të cilët nuk dalin dot nga shtëpia të kryejnë shërbimet e përditshme.

Problematika nga reshjet janë regjistruar edhe në rrugë të ndryshme të qytetit, ku prezenca e ujit ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco