VIDEO-SYRI TV/ Investigimi i ri i ‘The Sun’ për emigrantët: Shqiptarët po kopjojnë çipa biometrikë

15:45, 13/11/2022
A+ Aa A-

Kalimi i jashtëligjshëm i emigrantëve nëpërmjet kanalit të La Mansh, sidomos shqiptarëve është tema kryesore në mediat britanike. Një investigim i ri i ‘The Sun’ ka treguar se bandat e trafikantëve po kopjojnë çipat biometrikë ta pasaportavee për ti kaluar ato më pas në pasaporta false për të kaluar kufirin britanik.

Nga SYRI TV

Një investigim i prestigjiozes britanike ‘The Sun’ ka zbuluar mënyrën e re që kanë zgjedhur shqiptarët për të hyrë në Britaninë e Madhe pas jehonës që ju është bërë kalimit të tyre nëpërmjet kanalit të La Mansh.

‘The Sun’ ka zbuluar se ekspertët e teknologjisë që punojnë për bandat e trafikantëve shqiptarë po kopjojnë çipa biometrike në pasaporta reale duke i kaluar ato në pasaporta false.

‘The Sun’ shkon më tej ku tregon se njërit prej hetuesve të saj iu ofrua një paketë ku përfshihej pasaporta false dhe patentë për vetëm 2600 £, me tarifën që është ulur edhe më shumë se kostoja e kalimit nëpërmjet kanalit. Hetuesi kontaktoi me trafikantët në WhatsApp dhe ata I aknë kërkuar depozitimin e lekëve në një llogari në Tiranë.

Hetimet kanë shkuar më tutje ku The Sun ka zbuluar një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët.

Një 25-vjeçare shqiptare, Ion Daci, ka reklamuar mjetet e falsifikuara të identifikimit në TikTok, teksa tregon jetën e saj në Britani.

Ion Daci, është përdorur nga bandat për t;iu treguar të rinjve se si ‘të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco