VIDEO-SYRI TV/ U kapën në serën me 870 kg hashash, Gjykata e Beratit lë në burg 11 persona

14:14, 13/11/2022
A+ Aa A-

Lihen në burg punonjësit e serës me qindra kilogram hashash që u zbulua në Berat, mes të cilëve, 2 gra dhe 9 burra. Gjykata e Beratit i la në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa ende është e paqartë skema e organizimit të këtij aktiviteti dhe personat që e sponsorizonin.

Nga SYRI TV

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Beratit për 11 të arrestuarit në serën e drogës në ketë qark, mes të cilëve 9-të burra dhe 2 gra.  Ata do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa akuzohen për serën e kanabisit që u zbulua nga autoritetet teksa u sekuestruan 870 kg hashash.

Prapa hekurave ndodhen Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj, Drita e Izmira Mema, nënë e bijë.

8 dynym sera me kanabis u zbuluan në fshatin Drenovicë, të cilat ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym.

Kjo ishte edhe sasia e fundit e kanabisit në sera, pasi pjesa tjetër ishte marrë disa ditë më parë dhe dyshohet të jetë tregtuar jashtë vendit.

Burrat që u arrestuan luanin më tepër rolin e vëzhguesve të të mbjellave ndërsa mes të arrestuarve është Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira.

Gratë që punonin në serë, që janë shumë më tepër nga ato që përfunduan në pranga, pretenduan se janë mashtruar nga grupi kriminal.

Ato qëndronin gjithë kohën në serën e shndërruar edhe në hotel ndërsa familjarëve u thoshin se do ktheheshin kur të mbaronin me mbledhjen e ullinjve.

Hetimet paraprake zbuluan se ato paguheshin  5 mijë lekë në ditë dhe ishin të moshave nga 16 në 65 vjeçe.

Dy nga elementët më të diskutueshëm të operacionit i cili u njoftua pas 24 orësh nga kupola e Policisë së Shtetit me bujë, është ndërhyrja në fazën finale të përpunimit të bimëve dhe mos gjetja ende e organizatorëve dhe personave që sponsorizonin aktivitetin.

Gratë e punësuara

1-Fatmira Zaja
2-Dëshire Hoxha
3-Honke Farruku
4-Besnike Tartari
5-Hajrie Dika
6-Flora Kodheli
7-Lumturie Toshi
8-Diana Meta
9-Mimoza Doku
10-Sadie Gjana
11-Fatmire Tota
12-Mihane Marku
13-Afërdita Cani
14-Behije Hasa
15-Rrushie Cuku
16-Fatmire Marku
17-Valentina Disha
18-Elida Disha
19-Lule Luka
20-Rudije Halili
21-Mirushe Bardholi
22-Enkeleda Bardholi
23-Bukurie Bardholi
24-Vera Sala
25-Nurie Hysenaj
26-Shyrete Hysenaj
27-Laureta Stafa
28-Blerina Likmetaj
29-Dashurie Sinaj
30-Afërdita Hasa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco