Steka me cigare kontrabandë dhe baste të paligjshme, arrestohet një person

Steka me cigare kontrabandë dhe baste të paligjshme, arrestohet një person

10:43, 13/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dhe hetim disa persona me akuzat e krimit ekonomik. Këta persona tregtonin dhjetra steka cigaresh të kontrabanduara.

Po ashtu është vënë në pranga dhe një person tjetër i  cili ushtronte aktivitetin e basteve të paligjshme.

Njoftim i policisë:

Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.

Evidentohen dhe goditen nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë, 3 raste të tregtimit të dhjetëra stekave me cigare, të kontrabanduara.

Goditet edhe 1 rast i vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, në një lokal, të paregjistruar në organet kompetente.

Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe një aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë vijuar kontrollet në automjete dhe në subjekte të ndryshme tregtare.

-Si rezultat, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kontrabandës së mallrave. Në vijim të veprimeve për këto raste, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

-Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. H., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. H., në rrugën "Medar Shtylla", u konstatua se ky shtetas nuk e kishte regjistruar këtë aktivitet në organet kompetente. Në vijim, shërbimet e Policisë, gjetën në aparatin celular të 22-vjeçarit, faqe online që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco