Përplaset trajleri me kamionçinën, një i plagosur

Përplaset trajleri me kamionçinën, një i plagosur

10:03, 13/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur  në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot. Pas përplasjes së kamionçine më një trajler ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar në spital me urgjencë.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot, është përplasur automjeti tip "Benz" (kamionçinë), me drejtues shtetasin K. S. dhe automjeti tip "Scania" (trailer), me drejtues shtetasin P. I.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit tip "Benz", shtetasi K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco