Protesta e opozitës/ E moshuara në Elbasan: Po shkoj drejt Tiranës, më jepni një snajper të vras Ramën

15:27, 12/11/2022
A+ Aa A-

Sot në orën 16:00 do të mbahet protestë e thirrur nga opozita përpara kryeministrisë kundër regjimit të Edi Ramës. Për mikrofonin e Syri Tv, një e moshuar në Elbasan thotë se do të niset drejt Tiranës pasi ka shumë arsye për të protestuar. Sipas saj, Edi Rama është kriminel dhe i pashpirt ndërsa shtoi se është e gatshme ta vrasë kryeministrin.

“Sa shumë arsye kam për të protestuar. Varfëri, po shtëpia që janë prishur, po Teatri, po fermerët, po vjedhjet, po shitjet. S'po lenë gjë pa shit. Ai është i pafytyrë, i paskrupullt. Një grua këtu ka thënë më jepni një sniper ta vras vetë.

Jam gati dhe unë ta vras, hallall 20 apo 30 vite burg, se s’do arrij t’i bëj, keq është Edi Rama. Ai është kriminel, i pashpirt, monstër, s'ka fjalë në fjalor që mund të thuash për të. Mendoj se është pak të thuash mashtrues e kriminel, ai duhet hequr patjetër me çdo kusht. Prandaj po shkoj.”-tha e moshuara në Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco