Argjentina kap bosin e Ndraghetas: Ishte i lidhur ngushtë me shqiptarët

Argjentina kap bosin e Ndraghetas: Ishte i lidhur ngushtë me shqiptarët

10:12, 01/11/2022
A+ Aa A-

Policia federale e Argjentinës bëri të ditur se ka arrestuar një mafioz italian në rrethinat e Buenos Aires.

I shumëkërkuari Carmine Alfonso Maiorano, 68-vjeçar, ishte lider i mafias italiane Ndragheta.

I lindur në Itali, Maiorano akuzohet si kreu i një grupi që trafikonte drogë dhe armë mes Amerikës Latine dhe Europës.

Ndragheta konsiderohet si një nga organizatat kriminale më të mëdha dhe më të fuqishme në botë.

Policia argjentinase theksoi në deklaratën e saj se Ndragheta me rrënjë në Argjentinë, bashkëpunonte ngushtë me homologët shqiptarë në Europë.

“Mafia ‘Ndragheta’ u vendos në Argjentinë disa vite më parë, duke vepruar në lidhje të ngushtë me homologët shqiptarë në Europë,” thuhet në deklaratë.

Urdhri ndërkombëtar i arrestit për italianin kishte dalë që në vitin 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco