Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

Vihet në pranga përdhunuesi i rrezikshëm shqiptar në Greqi: E tradhtoi celulari

Vihet në pranga përdhunuesi i rrezikshëm shqiptar në Greqi: E tradhtoi celulari

07:56, 01/11/2022
A+ Aa A-

Media greke njofton sot se Spartak Dyrmishi, 45 vjeçari që po identifikohet si përdhunuesi me tatuazh në Greqi, është vënë në pranga.

Që në momentin e parë që u identifikua, Policia greke vuri nën përgjim edhe celularët e tij. Në Greqi, ai kishte të regjistruar 2 celularë në emër të tij dhe kishte dhënë shtëpinë e nënës së tij si vendbanim.

“Duhet theksuar se autori tashmë ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan sot shtypi greke.

Ish-bashkëshortja e tij me të cilën është ndarë vitet e fundit nuk ka në asnjë kontakt me të; ai ka dy fëmijë me të.

“Përdhunuesi me tatuazh”, 45-vjeçari Dyrmishi cilësohet si i dhunshëm, i rrezikshëm dhe i pamëshirshëm, thuhet në shtypin grek.

Familja e tij nuk dëshiron të ketë lidhje me të pasi prej shumë vitesh ai është një njeri që vetëm krijon probleme.

Nëna e tij e përshkruan atë si një alkoolist, i cili i ka marrë paratë dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, madje e ka goditur disa herë.

45-vjeçari i sulmonte femrat në Paleo Faliro, lagjen ku jetonte me nënën e tij. Ai tashmë akuzohet për një përdhunim dhe një për tentativë përdhunimi.

Duke ditur se kordoni rreth tij po shtrëngohet më 27 tetor, ai u largua nga Greqia dhe kaloi në Shqipëri pasi është vendi i tij dhe e dinte mirë se ku do të fshihej.

Personat që e ndihmuan të arratisej

Sipas shtypit shqiptar, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që dy persona nga Fieri ta kenë ndihmuar të kalojë kufirin dhe më pas të fshihet.

Spartak Dyrmishi njihet edhe për autoritetet në Shqipëri pasi sipas informacioneve ai ka kryer krime të ndryshme edhe atje, por jo përdhunim.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që autoritetet vendase të hapin dosje për përdhunimet në vend dhe veçanërisht në vendet ku ka lëvizur 45-vjeçari për të parë nëse është ai autori.

Sipas dëshmive, ai ka qenë në Shqipëri gushtin e kaluar dhe sapo është kthyer në Greqi, ka nisur sulmet.

Në dëshmitë e tij, gratë që ai ka sulmuar kanë pohuar se ai ishte kërcënues, i dhunshëm dhe vinte erë alkool. Ai kishte gjithmonë një thikë në dorë. Në profilin e tij në Facebook ai po mundohej të dukej si familjar dhe është fotografuar me fëmijët e tij dhe nënën,  të cilën në fakt e ka rrahur si dhe me të afërm të tjerë.

Që në momentin e parë të identifikimit të tij, autoritetet monitoruan edhe celularët e tij. Në Greqi, ai kishte të regjistruar 2 celularë në emër të tij dhe jepte shtëpinë e nënës së tij si vendbanim.

Dyrmishi ka rënë tani në prangat e policisë greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco